Protesta në uzinën e Ballshit/ Nën hetim 9 naftëtarët në Fier

9 naftëtarë të Ballshit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit nga policia e Fierit. Kjo ka ardhur si pasojë e grumbullimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit:

G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të  KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës  bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *