Deputeti i PD, Flamur Noka ka hapur protestën e ditës së sotme.
Gjatë fjalës së tij, Noka ka deklaruar se parlamenti është i korrupsionit dhe krimit dhe kurrësesi i qytetarëve duke iu referuar këtu përjashtimit të deputeteve të PD nga seanca plenare.
Më tej ai i është drejtuar kryeminsitrit Edi Rama duke i thënë se koha jote ka mbaruar dhe sipas tij ai është e keqja e këtij vendi. Noka theksoi se çdo përpjekje e Ramës dhe kukullave të tij s’mund të ndalë revolucionin e qytetarëve.
“Edi Rama sot dhe gjithë këtoi ditë ka treguar se është në panik të tmerrshëm. Ai e din se çfarë ka bërë, paniku nuk e shpëton dot. Ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opzitës dhe duke tentuar të zhduk opozitarizmin, do t’ia hedh. Ai e ka gabim dhe është i pashpresë. McGonigal e ka vendin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Ai nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar për të zhdukur PD-së. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë, me Agron Nezën dhe Duçkën. Ju nuk e meritoni atë, taksat tuaja janë vjedhur për 9 vite. Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja kanë përfunduar në xhepat e tij dhe të ministrave të tij.
Ne nuk pranojmë që të përfaqsohemi nga një njëri që është pas një korrupsioni të madh. Ne do ta shembin regjimin e korrupsionit. Ai parlament nuk përfaqëson Shqipërinë, por qeverinë e korrupsionit të Ramës. Askush dhe asngjë nuk do të na ndalojë. Kurrë nuk do tolerojmë më një njëri si Edi Rama. Ai nuk mund ta kthej Shqipërinë në Kolumbine e Evropës. Ty nuk do të mund të mbrojë as bunkeri që ke ndërtuar në Surrel. Ti do të japesh llogari për gjëmat e tua që ke bërë. Nuk të pranon askush më, as të tutë nuk të duan më. Askush nuk të pranon”, tha Noka.