Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e radhës nga opozita para bashkisë së Tiranës.
Policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe bllokim të pjesshme në disa segmente të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve.
Që nga ora 09:30 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të makinave në bulevardin kryesor pranë bashkisë.
Gjithashtu policia apelon që të gjithë qytetarët të përdorin rrugët alternative si Unaza e Mesme dhe e Madhe.