Protesta para Ministrisë, qytetari: Më kanë vrarë motrën! Vrasja e një njeriu vlen më shumë e një personazh i Big Brother

Gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, një qytetar ka hedhur akuza se i kanë vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë.

Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Ndërsa shtoi me tej drejtësia bëhet palë me kriminelin.

“Isha në Has dhe erdha urgjent për këtë protestë. Ngushëllime familjeve të viktimave. Pas çdo vrasje ngushëllimin më të madh duhet të bëjë drejtësia. Kur drejtësia bëhet palë me kriminelin, ky gjykatës bëhet palë me kriminelin. Më kanë vrarë motrën më 4 shtator. Gjykata e ka liruar nga burgu më nëntor, pse se kishte marrëdhënie të mira me komunitetin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Gerd hoxha ky gjyqtar. Kur hasmit i dilet pritë nuk vritet. Sot po vritet pa pikën e frikës dhe bashkëpunëtor është drejtësia. Vrasja e një njeriu vlen më shumë e një personazh i Big Brother. Duhet të protestojmë para”, tha qytetari.

Në bazë të të dhënave, motra e tij është Shahe Lika, por në bazë të gjykatës së Apelit, Shefqet Lika, i cili ishte burri i saj fshehu të vërtetën për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ndodhi më 6 shtator të 2022 ku Shahe Lika bashkëshortja e Shefqet Likës sipas policisë u vetëvar brenda banesës së saj në Kamzë. 56-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg nën akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *