SPAK ditën e sotme është gjendur nën thirrjet e megafonit, dhjetëra protestues kanë kërkuar që ky institiucion të reagoj në lidhje me aferat korruptive në dikasteret e larta.
Ata janë shprehur se ndodhen në këtë tubim pa dallim feje krahine apo ideje politike. Të pakënaqur nga qeverisja, drejtësia, çmimet dhe situata në vend kanë deklaruar se protestat e tyre nuk do të ndalen.
“ Jam anëtar i Partisë Socialiste, i kërkoj Edi Ramës të veprojë kush ka shkel ligjin shqiptar, të dënohet, luftën e klasave e pati Enver Hoxha ne duhet ta zhdukim nga shoqëria jonë ndarjen, PD,PS,LSI”.
Protestuesit kishin ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Një detaj që vihet re është se pasqyrimin e kësaj proteste po e bënin vetëm mediat opozitare.
“Kam ardhur nga qyteti i Fierit, nuk kemi besim tek drejtësia e SPAK-ut, kjo protestë është për drejtësinë e shqiptarëve”