Ndryshon data, afrohet me një ditë. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta kombëtare të zhvillohet në datë 11 korrik ora 20:00 përpara Kryeministrisë dhe jo në 12 sikur u njoftua fillimisht.
Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ditën e premte mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, për të miratuar rezolutën e bashkimit.
Kjo protestë vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe logon në PD-në e drejtuar nga Sali Berisha.