Qytetarët janë duke mbajtur protestën për vrasjen ne 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë, nga efektivi i policisë Arjan Tase.
Qytetarët marshuan nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë, ashtu siç bënë edhe në protestën e kaluar.
Qytetarët janë ulur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një grup fëmijësh janë ulur në shkallët e Kryeministrisë me pankarta në duar.