Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta e tretë e pedagogëve, ku kërkohet rritja e pagave dhe përmësim i kushteve të punës. Sindikata e Pedagogëve ka reaguar në lidhje me deklaratat se rektorët e universiteteve po shantazhonin pedagogët, që të hiqnin dorë nga protesta, duke konfirmuar se ka pasur kërcënime.
Në një deklaratë për mediat kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi, por dhe anëtarë të tjerë të saj, thanë se ka pasur kërcënime nga rektorë, por nuk kanë përmendur emra.
Kovaçit ka theksuar se nuk mundet të shkarkohen nga detyra pedagogët, se pse protestojnë, pasi i mbron ligji.
“Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje.”, tha Kovaçi.