Protesta te klinika veterinare në Kombinat! Figura të njohura publike përplasen me policinë

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve janë hedhur në protestë, ku janë përplasur me policinë. Një protestë e aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve është zhvilluar sot në Kombinat. Protestuesit kërkojnë mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve, se po dhunon kafshët e tyre. Figura të njohura publike janë përballur me efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa kanë bërë thirrje për një takim me drejtoreshën e institucionit. Moderatorja Roza Lati ka kërcënuar duke u shprehur se i ka gati “horrat” në rrugë, për t’i sulur ndaj drejtoreshës.

Policia: Mbani maska! Dhe ruani distancën. Vendosni dhe mjetet mbrojtëse.

Dorina Mema: A mund ta marr qenin tim! Na ndihmoni ta hapim këtë derë. Ne do rrimë pa bukë dhe nuk bëhemi palë me krimin. Toka që vret kafshët është harram more. Këta janë si qen për ne. Do vijë titullari dhe do mbajë përgjegjësi për çdo vrasje. Mos prekni asgjë!

Roza Lati: Kemi video që i vrasin me acid banjoje. Është e tmerrshme. Janë dhomat e qenëve me gjak! A nuk iu dhimbsen? Nëse nuk bëjmë gjë në Instagram, kemi horrat e rrugëve që një frymë duan. Problematikët të çohen dhe t’i ngrejnë në këmbë. Çunat që hanë fara në trotuare, që kur të shohin fytyrën t’i gjuajnë me gura. Ne nuk jemi vetëm, i kemi gati tufat që presin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *