Protesta zhvendoset te Parlamenti/ Berisha mban flamurin shqiptar dhe atë të PD

Protesta e opozitës e cila nisi përpara Kryeministrisë, është zhvendosur pranë Parlamentit. Berisha ka prirë grupin në rrugën e tyre drejt pikave të tjera të rëndësishme në kryeqytet.

Kreu i Partisë Demokratike qëndroi pranë bunkerit, ku mbante flamurin shqiptar dhe atë të bluve në duar.

Qytetarët janë mbledhur nga të gjitha pikat kryesore dhe kanë protestuar në Bulevard, teksa policia është bërë gardh para Kryeministrisë. Ndërkohë, Berisha e Meta kanë dhënë mesazhet e tyre të forta kundër qeverisë ‘Rama’. Protestuesit kanë hedhur flakadanë e sende drejt Kryeministrisë duke shkaktuar një situatë kaotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *