Kreu i PD, Sali Berisha tha se protestat do të rinisin në shtator dhe se nuk do të ndalen, pas asaj të 7 korrikut.
Berisha sqaroi se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe jo rikthimi i tij në krye të vendit.
“Protesta pas 7 korrikut, dihet që nuk do ndalonte. Një lëvizje demokratike është shumëforshme, kërkojmë largimin e Ramës jo rikthimin tim në pushtet.
Ka qëllim të bëjë shqiptarët pronar të vullnetit të tyre. Patronazhistët janë sjellë si terroristë ndaj qytetarëve. Janë futur sot dhe janë kancer i administratës shtetërore, janë hajni nga mëngjesi deri në darkë. Protesta janë në misionin më të madh se 91-ishin, pasi atëherë do binte komunizmi. Këtë herë është e vështirë por e realizueshme. Dy kanë qenë tezat e mia: Treni nuk ndalet dhe qëllimi nuk jam unë”, tha ai.