Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan, ka thënë këtë të diel se në total nga protestat janë vrarë 164 persona. Sipas mediave të huaja, shifrat e raportuara, janë në rritje të konsiderueshme nga të dhënat e mëparshme. Nuk është e qartë nëse vdekjet u referohen vetëm civilëve apo në to përfshihen edhe efektivët e vrarë.
Autoritetet kazake thanë më herët të dielën se ishin vrarë 16 policë ose roje kombëtare, numër ky që dallon gjithashtu me një numër të raportuar më herët që ishte 26.
Shumica e vdekjeve, 103, ishin në Almaty, qyteti më i madh i vendit, ku demonstruesit morën ndërtesat qeveritare dhe i vunë flakën disave.
Ministria më herët raportoi se më shumë se 2,200 njerëz kërkuan trajtim për lëndimet nga protestat, dhe Ministria e Brendshme tha se rreth 1,300 oficerë sigurie u plagosën.