Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat e paralajmëruara në shtator nga opozita.
Lubonja tha se protestat përmbysin qeverinë vetëm për kuletën, jo për liri e demokraci.
Sipas tij vendi ka nevojë për përmbysje por kjo nuk arrihet me dhunë.
Sakaq shtoi se kryeministri Edi Rama ka hyrë në fazën e presidentit rus Putin, pasi sa më tepër qëndron në pushtet aq më shumë vota merr.
“Nëse e ndjen populli të rrëzon. populli më shumë ngrihet për kuletën se për liri e demokraci. 1996 u vodhën votat, dolën 5 veta u rrahën nga Berisha e s’ndodhi asgjë. Kur u bënë firmat piramidale dolën vetë populli ne vetëm e ndoqëm, madje edhe e frenuam ndonjëherë. Në këto 100 vite kemi edukuar skllevër bij skllevërish, ç’të presim më? Protestat përmbysin një qeveri, megjithatë një përmbysje me dhunë nuk është pozitive. Demokracia do ndërrim pushteti me zgjedhje. Dallimi i vendit tonë autoritar me vendet demokratike pas 8 vitesh maksimumi një qeveri sado mirë të ketë qeverisur humbet pikë dhe largohet. Rama ka hyrë në fazën Putin se sa më shumë që rrinë në pushtet aq më shumë vota merr. Në mandatin e Parë i duhej Meta, në të dytin donte tepsinë, ndërsa tani është më keq. Kaq mirë paska qeverisur ky?”, tha ai.