Protestat/ Meta: Ky është vetëm fillimi! Komisioni për drejtësinë? Turp i madh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se opozita nuk do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm për anti-korrupsionin.

Të marrësh pjesë në një komision për të legjitimuar “Ramaformën” që shkatërroi reformën pasi uzurpoi të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe kapja e sistemit të hetimit për fyti dhe tani të kalosh nga komisioni i reformës që ishte 5-5 tek komisioni i Ramës me kontroll absolut është gjëja më e turpshme.

Askush nuk e ka penguar Edi Ramën për të luftuar korrupsionin. Ka pasur më shumë instrumente se Ramiz Alia. Ky ka pasur edhe 120 e ca deputetë dhe ju e dini se cfarë bëri, vetë ligje me porosi për klientët e tij për të vjedhur shqiptarët” tha ai.

I pyetur sa po e arrijnë qëllimin protestat para bashkisë, Meta tha se “Sensibilizimi i opozitës ka qenë maksimal dhe është vetëm në fillimet e tij. Veliaj, Rama dhe ata prokurorë që flenë mbi dosjet do të përgjigjen përpara ligjit”.

Në fund dënoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. “Akt kriminal, i qëllimshëm, nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave, nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr” deklaroi ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *