Protestat në takimet e Bashës/ Bardhi: Porositësi po e ndjen fundin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestat e fundit të mbështetësve të Berishës që shoqëruan takimet e Lulzim Bashës gjatë ditës së martë.

Sipas Bardhit, këta antimitingashë që protestojnë si vullnetarë të Enverit, tregojnë se porositësit të tyre po i vjen fundi politik.

Postimi i Bardhit:

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi në Twitter.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *