Protestat zhvendosen në Dibër/ Kundërshtohet ndërtimi i HEC-it të Skavicës: Dëme për banorët e 32 fshatrave

Shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi është ngritur në protestë ditën e sotme së bashku me shumë qytetarë të tjerë.

Protesta është zhvilluar në bulevardin ‘Elez Isufi’, ku kanë bërë thirrje kundër ndërtimit të Skavicës. Protestës iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që përmbyt përgjithmonë 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.

Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën, të bëhet “pazar” në Kukës.

Fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *