Protestë dhe Kuvend/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot në seancën plenare

Zhvillohet sot seanca plenare në Kuvend. 12 deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë, janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi.

Paralelisht me seancën plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit do të mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Rendi i ditës i seancës plenare

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;

2. Njoftime;

3. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .

4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.

5. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit'”‘.

6. Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.

7. Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.

8. Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”

9. Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.

Diskutime cer veshtje jashte rendit te dites (60’).

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

IV. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *