Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur sot rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkuan të largohet nga detyra.
Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.
Një prej protestuesve është shprehur se Rama është i vendosur të shkatërrojë opozitën.
“Nëse deri dje kërkonim që ai të largohej, sot kërkojmë që ai të ndëshkohet me burg. Janë të paktën 2 mln euro të cilat Edi Rama i ka bërë me paratë e korrupsionit. Sot për fat ndiqet dhe nga FBI-ja. Në vend të bashkëpunonte me partnerët tanë, me SHBA-të ai shkoi dhe korruptoi për të shkatërruar opozitën. Ai është i vendosur të na shkatërrojë, ne jemi të vendosur që ai të shkojë në burg”.