“Protestë kudo ku shkel Rama” Berisha thirrje mediave: Bojkotojeni, valët janë të publikut

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën për mediat, u bëri thirrje këtyre të fundit të bojkotojnë kryeministrin Rama. Sipas tij, kreu i shtetit i përdor mediat për tu fshehur, pasi refuzon të vijë në parlament. Berisha e krahasoi praninë e Ramës në studiot televizive me atë të një krimineli i cili nuk ka dalë përpara drejtësisë.

“Verbëria, tmerri nga aktet që ka kryer e shtyn atë në çdo veprim, kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti, të fshihet. Nuk vjen në parlament për tu ballafaquar por shkon në studio.

Ju bëj thirrje gazetareve, mos pranoni në studio dikë që shkel Kushtetutën. Para çdo televizioni ku shkon do të ketë protesta të fuqishme. Nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në Parlament. Dje ishte fillimi, por kudo ku shkel ne do të bëjmë protesta është njësoj si të merrni në studio një kriminel që nuk ka dalë para drejtësisë. Thirrje mediave, asnjë hapësirë, bojkotojeni, ky po bojkoton parlamentin, detyrën, qeverinë. Valët janë të publikut, kini mëshire. E kam me sinqeritet këtë thirrje.” – tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *