Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar protestën e radhës më 14 tetor, pasi kërkesat e tyre për rritje page dhe përmirësim të cilësisë së arsimit të lartë nuk janë plotësuar nga qeveria.
Nga ana tjetër pedagogët i kanë bërë thirrje studentëve që t’i bashkohen protestave dhe të marrin në dorë fatin e tyre.
Pedagogu, Lush Susaj tha se studentët nuk duhet të ikin me gomone e të braktisin vendin por të jenë aktiv në protesta për të mbrojtur interesat e kombit.
“Përse të detyrojmë rininë të ikë. Po mbyllen degë jetike. Studentët duhet të marrin fatin e tyre në dorë, të jenë aktiv në protesta dhe të mos largohen nga vendi me gomone, duke rrezikuar jetën, ashtu sikur se kanë bërë shumë shqiptarë kohë e fundit. Kush është ai që e çon fëmijën e tij për mësues kur i duhet të futen në portale e shumë e shumë procese të tjera. Punësohet një student që mbaron inxhinieri minierash dhe jo një student që mbaron master shkencor. Thirrje studenteve të reagojnë, thirrje pedagogëve të reagojnë për interesa të kombit dhe jo të interesave personale. Ne po i bëjmë thirrje shtetit me vënë në punë. Nuk duam të ndërrojmë kryeministra”, tha një pedadog.