Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë në 20 dhjetor, ditën kur vjen edhe Presidenti serb në Shqipëri.
Megjithatë Aleksandar Vuçiç e ka sfiduar hapur Berishën duke deklaruar se në datat 20 dhe 21 dhjetor do të vijë në Shqipëri për takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”.
Vuçiç njoftoi se ai do të jetë në Tiranë për të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës që do të kenë vlerë për të treja vendet.
Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi nga kuvendi i demokratëve në 11 dhjetor Berisha e paralajmëroi të mos guxontë të shkelte këtu.
“Ballkani i Hapur është Ballkani i hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri , Gëbelsin e Milloshevicit mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.
/Priza.al/