Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar këtë pasdite Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe kanë kërkuar që të paktën tu gjenden trupat e dy 46-vjecarëve, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit. Vëllai i Sulovarit është përplasur verbalisht dhe me një efektiv policie që ishte në krye të detyrës. Ai dëgjohet që kërkon të takohet me shefin e komisariatit, por efektivi i thotë se ai nuk gjendet aty për momentin.
“Kush është në shërbim vëlla. Po sikur të të marrim peng ne ty ore, të të fusim në makinë, do vijë shteti?”- i thotë ai.
“Është në shtëpi,”- thotë efektivi.
“Ore ti ke familje ti, ke njerëz more zotëri, se s’po të bëjë presion. Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur. A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj. Merre të vijë këtu. Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt? Ore ka ardhur Gëzimi thuaj more,”- vijon të thotë vëllai i Sulovarit.
“Mos më kërcëno,”- shprehet efektivi.
“Po s’po të kërcënoj more, merre thuaj, ka ardhur Gëzimi,”- shton në fund vëllai i Sulovarit.
Prej 17 ditësh i zhdukur/ Familjarët e Sulovarit protestë para komisariatit: Gjeni trupin