Protestë në Kuçovë/ Banorët përplasen me policinë, një person mbetet i plagosur (VIDEO)

Banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur sot në protest për të mbajtur të paprekur burimin e Sinecit. Ata u shprehën se projekti është bërë pa u konsultuar me ta fillimisht dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka nsiur punimet.

Banorët shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë. Marrja e ujit do të thotë fundi i jetesës së tyre. Ditën e sotme janë ata kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka pasur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *