Është njoftuar se prej datës 1 Maj, maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do të jetë vetëm me një sens lëvizjeje.
Pra, kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport. Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, më pas në Qafe-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë.
Ndërsa banorët e zonës nuk pajtohen me këtë vendim, si dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar që shteti të ndërhyjë që t’i japë zgjidhje.
“Ca të bëj unë, shkolla është e izoluar, shteti ti japi zgjidhje. I bie të ikin në këmbë. Të shkojnë në punë dhe në varreza. Për çfarë arsye?”
“Shteti të marrë masa ose na keni këtu përditë”, shprehen disa prej tyre.
Sakaq, kanë arritur edhe forcat e FNSH për të larguar banorët, të cilët shprehen se kanë dalë në këtë protestë në mënyrë paqësore.