Protestë para Kuvendit! Banorët e ‘5 Majit’ dhe ‘Laprakës’ bashkohen për të kundërshtuar shembjen e banesave: S’dimë ku do të qëndrojmë

Banorët e ‘5 Majit’ së bashku me banorët e Laprakës janë bashkuar ditën e sotme për të protestuar së bashku para Kuvendit, teksa deputetët po futen brenda sallës ku do të zhvillohet seanca plenare e ditës së sotme.

Këta banorë po protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre, pasi nuk janë dakord që t’u rindërtohet një e re. Disa ditë më parë një pjesë e madhe e banorëve të ‘5 Majit’ u nxorën nga shtëpitë e tyre, një pjesë e të cilave është shembur tashmë për t’u ndërtuar nga fillimi. Në këtë zonë do të strehohen edhe persona të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti i fortë i nëntorit.

Banorët e Laprakës kanë protestuar prej disa ditësh në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *