Protestojnë në Pogradec personat me aftësi të kufizuara, kjo është arsyeja

Ditën e sotme ka protestë në Pogradec, ku personat me aftësi të kufizuara kërkojnë ndihmën e tyre ekonomike nga Bashkia, të cilën nuk e kanë marrë prej një periudhe 1-vjeçare.

Sipas tyre ata kanë fituar të drejtën për shlyerjen e lekëve të prapambetura me vendim te formës së prerë në datë 21.12.2020, por edhe në këto kushte problemi i tyre nuk është zgjidhur.

Vështirësia e personave me aftësi të kufizuara shkon përtej pagesës mujore që u takon të marrin. Ata vuajnë jetesën sociale, ilaçet dhe shërbime të tjera.

Pas kësaj proteste ka reaguar Bashkësia e Pogradecit, e cila ka bërë të ditur se pas një bashkëbisedimi me Ministrinë e Financave pritet te arrihet një zgjidhje përfundimtare pasi është kjo e fundit ajo që do të çele fondet.

Gjithsej janë rreth 200 persona me aftësi të kufizuara në bashkinë e Pogradecit që nuk kanë marr pagat shumat e të cilave ndahen sipas kategorive specifike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *