Protestojnë punonjësit e portit të Shëngjinit: 3 muaj pa marrë pagat

Punonjësit e portit të Shëngjinit po zhvillojnë një protestë ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat prej 3 mujash.

Ata thonë se ndërmarrja, e cila vetëfinancohet, po falimenton nga keqmenaxhimi dhe ju kërkojnë drejtuesve të Portit që të shpallin falimentimin në bazë të ligjit.

Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *