Protestuan vitin e kaluar për vrasjen e Klodian Rashës, merret vendimi për 4 të rinjtë

Gjykata e Tiranës dënoi me burg 4 të rinj për protestat vitit të kaluar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Të pandehurit Kliton Rexha, Klodian Rexha, Serdar Reçi e Mariglen Kuqo u shpallën fajtorë për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Bazuar në Kodin Penal, Kliton Rexha, Klodian Rexha dhe Serdar Reçi u dënuan me 1 vit burg, kurse Mariglen Kuqos u caktua masa 6 muaj burg.

Prokuroria e Tiranës raportoi se Kliton Rexha, Klodian Rexha dhe Serdar Reçi kanë qëlluar forcat e policisë para Kryeministrisë, ndërsa më pas kanë thyer semaforë, tabela rrugësh si dhe dogjën kazane mbeturinash në rrugëm “Ibrahim Rugova”.

Mariglen Kuqo rezulton se ka hedhur mjete të forta drejt policisë në kryqëzimin e 21 dhjetorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *