Në protestën e mbajtur për ngjarjen tragjike në Himarë ku humbi jetën vogëlushja Jonada, e afërmja e familjes ka dhënë ultimatumin.
Ajo u shpreh se nëse nuk shkarkohen deri të hënën përgjegjësit, do të vijohet me protesta të tjera.
“Të dashur qytetarë kemi një ultimatum për Kryeministrin nëse deri të hënën nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes së Jonadës, Çuçin, Kumbaron drejtorin e policisë do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësinë deri në fund”, tha ajo.