Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave: Nuk kanë më ndërgjegje

Të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre, ai dhe dy ministrat e tij kanë më ndërgjegje.

Qytetare: Pasiguria që kemi në jetën e përditshme. Kudo që të shkosh je i pasigurt. E ndiej shumë dhimbjen e familjes, i shpreh ngushëllime familjes. Ftoj të gjithë të dalin në protestë deri në dorëheqjen e dy ministrave.

Unë mendoj se ata nuk kanë ndërgjegje dhe nuk ndiejnë asgjë. Çdo njëri që ka ndjenja duhet të ikë vetë, nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Qytetari: Kam letra italiane, s’do doja t’i kisha. Është turp të them që nuk jam shqiptar. Shqiptar jam, shqiptar do vdes. Poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar. Jemi të indinjuar. Këtu nuk japin asnjë dorëheqje, dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Është turp. Poshtë qeveria, qeveri vrasëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *