Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.
2 orë më parë nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë ka filluar protesta për këtë ngjarje.
“Duam veprime jo statuse”- ka qenë kjo thirrja e protestuesve para zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi dhe tani te kryeministria.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar një status në Facebook të hënën për rastin e 11 vjeçares.
Ashtu kanë vepruar edhe presidentja dhe ministrat e Qeverisë.
Por protestuesit po kërkojnë që të ketë veprime e jo statuse në rrjetet sociale.