Protestuesit vendosin Kuvendin live në ekran LED

Përpara ambienteve të Parlamentit po zhvillohet protesta e organizuar nga opozita. Në të njëjtën kohë po mbahet edhe seanca plenare. Protestuesit kanë vendosur pamjet e drejpërdrejta të Kuvendit në një ekran LED.

Ata kanë ndjekur të gjitha përplasjet brenda seancës dhe kanë mbështetur deputetët e opozitës. Madje, gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike në Kuvend, janë ndërperë edhe fjalimet e deputetëve që po protestonin në ambientet e jashtme.

Mbështetësit e opozitës kanë brohoritur dhe kanë mbajtur pankarta në duar për të shprehur mbështetjen e tyre, sidomos ndaj kreut të PD-së, Berishës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *