“Protesta ishte paqësore se po të donim ne…”/ Berisha: Herën tjetër do bëjmë përgatitje më serioze

Ish-kryeministri Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e dhunshme të së shtunës ku mbështetësit e tij sulmuan selinë e Partisë Demokratike. Sipas Berishës, protesta e drejtuar prej tij ishte paqësore, ndërsa vuri në dukje se po të donin njerëzit e tij protesta mund të përfundonte ashtu siç ka ndodhur më parë në Shqipëri ku revolta të tilla janë shoqëruar me të plagosur.

Berisha theksoi në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ se vërtet që u thyen dyert e Partisë Demokratike por sipas tij, kjo ishte paralajmëruar nga vetë ai dhe Komisioni i Rithemelimit.

Ai u shpreh në një intervistë në ‘Euronews Albania’ se gazi lotsjellës nuk mund të përballohej në ambiente të mbyllura, por paralajmëroi se herën tjetër protestuesit do të përgatiten më mirë për të hyrë në ndërtesë.

“Policia e pa që kishte rrezik që protestuesit do merrnin ndërtesën. Edi Rama është i tmerruar. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet dhe këtë e aplikoi te selia e PD-së. Fakti që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën. Tani i ka ngelur vetëm gazi, por edhe gazi ka mjetet e veta. Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët”, tha Berisha.

Berisha: Nga policia nuk është gërvishtur njeri. Nëse policia e merr këtë meritë unë them se gabon shumë rëndë. Ky ishte qëllimi ynë se ne e kemi paqësore lëvizjen se po të donim….

Çfarë do të bënit po të donit, do përballeshit me policinë?

Berisha: Absolutisht si protestat e tjera që janë bërë, që kanë përfunduar në Shqipëri me të plagosur nga të gjitha anët e nga këto e këto. Jo ne e kishim paqësore, ne ishim të përcaktuar lëvizje paqësore. Ju mund të thoni dyert, por unë paralajmërova. Komisioni për Rithemelimin kishte vendosur që të hapen dyert.

Ju thoni paqësore po turma është irracionale?

Berisha: Më falni përveç dyerve cilin plagosi turma më thuaj një, cilin gërvishti turma?

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *