Sfida të ndryshme të realizuara në shtëpinë e ‘Big Brother’ i kanë vënë në vështirësi banorët, të cilët mbrëmjen e sotme kanë pasur një provë nga birra ‘Peja’
Konkurentët duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhet të jenë të sinqerta. Në bazë të kësaj performancë publiku do mund të votojë në rrjetet sociale banorin i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.
Për Beatrix pyetja lidhej me shifrën monetare më të lartë që ka përfituar nga një projekt.
Ajo u përpoq të ishte e shpejtë në përgjigjen e saj e cila ishte: Për një set fotografik kam fituar 5000 euro.
/Priza.al/