Gazetarja e Anila Hoxha ka paralajmëruar zhvillime sa i takon hetimeve për Gërdecin dhe “21 Janarin”. Ditën e sotme u mor në pyetje Shkëlzen Berisha, ndërsa sa i takon “21 Janarit” dolën në dritë disa përgjime.
Hoxha tha se ish-ministri Mediu këto ditë merret i pandehur për shpërthimin në Gërdec, prokuroria me shumë gjasë do dërgojë dosjen në gjykatë këto ditë.
Sa i takon 21 Janarit, Hoxha tha se orët që vijojnë do të jenë shumë intensive pasi do merren shumë persona në pyetje. Sipas saj, kjo çështje i takon Prokurorisë së Posaçme.
“Fatmir Mediu do të dorëzohet i pandehur këto ditë. Unë kam qenë në protestë, në redaksinë e Top Channel ndamë të gjitha vendet se ku do raportonim. Ne e dinim shumë mirë se protesta nuk do ishte e qetë se kuptohej çdo gjë. Asnjë nuk e parashikonte që protesta do të përfundonte me viktima, por jo që do ishte e qetë. Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë. Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person. Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë”, tha Hoxha.