PS cakton vendin dhe orën ku do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm

Lidershipi i Partisë Socialiste ka marrë vendimin, sipas të cilit Kongresi i jashtëzakonshëm do të zhvillohet pasditen e së shtunës, datë 12 Qershor, në ditelindjen e 30-të të partisë. Siç dihet deri më tani, PS do të paraqesë prioritetet e programit për mandatin e tretë qeverisës dhe vizionin për Shqipërinë 2030 si dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Burimet bëjne me dije se Kongresi do të mbahet në orën 17:30, por surpriza e vërtetë vjen pikërisht te vendi ku do të mblidhen socialistët.

Kryeministri Edi Rama dhe organizatorët duket se kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”. Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit do të mbahet një organizim i tillë që pritet të jetë i përmasave të mëdha. Edhe më parë, socialistët janë mbledhur në ambiente të hapura,  siç ka qenë Amfiteatri i Liqenit apo sheshi “Skenderbej” në Tiranë për hapjen dhe mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur, dhe gjithçka duket gati dhe e mirë organizuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *