Dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit! Ndonëse ishte parashikuar kjo fushatë të kishte një diferencë mes 1 orë nga njëra-tjetra, PD në orën 17:00 dhe PS në 18:00, nuk ka ndodhur kështu.
Kjo sepse PD-ja e ka nisur me vonesë duke bërë që të kenë përplasje me njëra tjetrën. Nga demokratët ishte Flutura Açka kandidate për deputete në Elbasan dhe nga ana tjetër ishte Milva Ikonomi kandidate në Durrës,që mbanin fjalimet e tyre.
Sheshi “Nënë Tereza” është “pushtuar” nga demokratët që mbajnë në duar flamujt e PD-së dhe të Shqipërisë, e ndërsa panorama është e ndryshme nga socialistët.
Në sheshin “Skëndërbej” janë vetëm kandidatët për deputet, në distancë sociale.