Mbas më shumë se 2 orësh mbledhje në kryesinë e PS, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrin e kandidatit që ka propozuar PS.
Ai është Bajram Bega shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Rama pohoi se sot në mbrëmje do të zhvillojë takim me Bajram Begën.
Mësohet se Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm ka pranuar propozimin e PS-së për të qenë kandidat dhe për tu votëbesuar nesër në seancën e Kuvendit.