PS fiton bashkinë e Kavajës, numëroi 222 vota më shumë se PD

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në qytetin e Kavajës. Partia Socialiste është shpallur fituese në këtë bashki. Të dhënat tregojnë se Partia Socialiste ka fituar me 10 338, kundrejt Partisë Demokratike me 10 116 dhe LSI me 1120 vota.

Diferenca mes PS dhe PD është 225 vota. Sakaq, Kavaja bën pjesë në qarkun e Tiranës, e sa i përket qarkut, sipas projeksioneve të deritanishme Partia Socialiste ka siguruar 18 mandate, Partia Demokratike 15, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 dhe Partia Social Demokrate 1.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *