Vjedhja e të dhënave personale, blerja e votave, presioni mbi administratën shtetërore dhe shumë forma të tjera, duket se kanë qenë mënyrat që i kanë dhënë PS-së edhe një mandat të tretë qeverisës sipas raportit final të OSBE-së.
Kjo e fundit ka publikuar pak më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan në Shqipëri. Në faqen zyrtare të OSBE-së është publikuar raporti 36 faqësh ku shihen përfundimet e grupit të vëzhguesve që monitoruan zgjedhjet në vendin tonë.
Sipas raportit të OSBE-së, partia në pushtet ka pasur avantazh gjatë gjithë kohës së votimeve. Në raport theksohet se, ka pasur dhe keqpërdorime të fondeve në administratë.
Rrjedhja e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve para zgjedhjeve, përfshirë preferencat politike, përbën shqetësim serioz dhe i ka bërë votuesit vulnerabël ndaj presionit.
Sistemi elektronik i identifikimit të votuesve u krijua rishtazi në të gjitha qendrat e votimit. Shqipëria ka probleme me ruajtjen e privatësisë të të dhënave personale të votuesve.
Pjesë nga raporti:
“Pas një ftese nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me mandatin, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vendosi një Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (LEOM) për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.
ODIHR LEOM vlerësoi pajtueshmërinë e procesit zgjedhor me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe legjislacionin kombëtar.
Për vëzhgimin afatshkurtër i zgjedhjeve, u formua një Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) si një përpjekje e përbashkët e ODIHR LEOM, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deklarata e Gjetjeve Paraprake dhe Konkluzionet e lëshuar nga IEOM në 26 Prill doli në përfundimin se: “Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit kishin një zgjedhje të kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, nën një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Pas një marrëveshje përparimi duke i dhënë fund një ngërçi politik, palët kryesore të interesit kishin besim të mjaftueshëm që të merrnin pjesë në zgjedhje”.
Një Komision Qendror i Zgjedhjeve i reformuar (KQZ) iu përkushtua mbikëqyrjes së zgjedhjeve. Procesi u zhvillua në mënyrë të organizuar dhe transparente, pavarësisht nga detyrimet e reja të rëndësishme, përfshirë implementimin e teknologjive të reja. Partia në pushtet ishte në avantazh, kontrollonte administratat lokale. Pati keqpërdorim të burimeve administrative.
/Priza.al/