Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të Rithemelimit. Kërkesa e mazhorancës vjen pasi deputetët bllokuan seancën plenare të së enjtes, si edhe mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Tashmë pritet mbledhja e Sekretariatit të Etikës për të vlerësuar kërkesën e PS dhe vendosjen e masave ndëshkimore.
“Deputetë të opozitës vendosen pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga deputetët socialistë.