PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve/ Reagon PD: Akt i paprecedentë, mbledhja e sekretariatit jashtë afateve

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e bërë nga ana e Partisë Socialiste për të përjashtuar 6 deputetë të opozitës. PD ka listuar disa nga shkeljet në këtë kërkesë, ku thekson se firmëtar është edhe Baftjar Zeqja, i cili u kap nga mediat duke votuar edhe për kolegen që nuk ndodhej në seancë.

Sipas tyre, socialistët në mungesë të argumenteve mbrojtëse për skandalin McGonigal, kanë zgjedhur të përjashtojnë deputetët e opozitës, ndërkohë që kanë thirrur mbledhjen e sekretariatit jashtë afateve të përcaktuara.

PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të paprecedentë, socialistët në mungesë argumentesh mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *