Partia Socialiste ashtu siç ishte përcaktuar edhe më herët, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, dhe në këto momente po vijon mbledhja, i pranishëm është kreu i saj Edi Rama.
Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Sipas informacioneve, në këtë mbledhje do të vendoset e cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për kryetarë të degëve të PS në 61 bashki
Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për këto poste kanë shprehur 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.