Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim, ku do t’i përgjigjet pyetjeve që qytetarët i kanë drejtuar në rrjetin social ‘Facebook’.
I pyetur me financimet ruse për partitë ruse, Rama tha se aludimet për PS duhet t’i drejtohen prokurorisë.
Rama mohoi kategorikisht që PS të jetë financuar nga Rusia
Pyetje: SHBA shqetësohet me financimet ruse te partitë, a ka ngritur Kim shqetësim për PS?
Rama: PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar temën. Dua t’ju kujtoj që po e trajtoni me të drejtë këtë teme sepse është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një ripublikimi të bërë nga SHBA. Kjo nuk është një temë e re. Është një temë që kur ne e kemi trajtuar dhe e kemi ngritur, shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe, qoftë të medias, qoftë të politikës, përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Kjo është një pyetje që duhet t’ia drejtoni Prokurorisë, jo mua. Drejtësia e ka trajtuar këtë çështje dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq që sot shoh shumë që janë të tronditur, të shokuar, jo se duhet të na besonit ne kur u hap çështja, por se duhet të bënin detyrën e tyre.