PS merr vendimin më të rëndësishëm në historikun e saj, shkarkon 61 kryetarë të degëve

Asambleja e PS-së ka shkarkuar ditën e sotme kryetarët e degëve të partisë.

Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, është shprehur se brenda muajit prill do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi do të përfundojë brenda qershorit.

Ndër të tjera, ai i ka kërkuar deputetëve së bashku me antarët dhe drejtuesit politikë të marrin pjesë në votim.

“Kemi për të miratuar vendimin në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë.

Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit.

Kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *