Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit. Në 54 bashki fituese është shpallur Partia Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”. Teksa bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.
Zgjedhjet vendore në 61 bashki: PS ka fituar deri më tani bashkitë: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin (Tiranën dhe Malësia e Madhe)
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë 7 bashki: Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.