Kandidati i LSI-së në qytetin e Beratit, Lefter Maliqi ka kundërshtuar rezultatin e deritanishëm në Berat, si dhe në gjithë vendin. Ai ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk do t’i pranojë kurrë këto zgjedhje dhe ka thënë se votat e tij janë grabitur e blerë. Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.
“Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, shkruan Maliqi.