Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në bashkinë e Librazhdit, ku fitues është shpallur socialisti Mariglen Disha.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, Disha ka marrë 10364 vota ose 74.45%.
Ndërsa rivali i tij i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë vetëm 3557 vota ose 25.55%.