Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për një interpelancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama.
“Nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën zotërisë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju.
Kjo interpelancë paraqet çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Cenojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni” tha Felaj.