PS ka marrë edhe shumicën e këshilltarëve bashkiakë në bashkinë e Shkodrës që njihet si bastion i djathtë. Pas fitores së Benet Becit, edhe në këshill, PS kryeson bindshëm me 17 mandate deri më tani kur janë numëruar 13 nga 247 qendra votimi. Ndërsa Bashkë Fitojmë deri më tani me 21.91% të votave ka siguruar 12 mandate. PSD rendiet forcë e tretë në këshillin bashkiak deri më tani, me 11 mandate ose 20.82% të votave. 5 mandate ka marrë PD deri më tani me 9.19% të votave. Partia Republikane dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga 2 mandate ndërsa partia Lëvizja Legalitetit 1 mandat.
Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate me 13.06% të votave, Partia Socialdemokrate gjithashtu 3 mandate me 13.22% të votave. Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate apo 12.79% të votave. Partia Kristian Demokrate me 10.12% të votave ka marrë 2 mandate. Bashkë Fitojmë me 7.96% të votave ka siguruar vetëm një mandat. PD po ashtu ka arritur të sigurojë vetëm një mandat. Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.
Në Bashkinë Pukë, Partia Socialiste kryeson me 3 mandate me 12.8% të votave. E ndjekur nga PSD me 3 mandate. Ndërsa Bashkë Fitojmë dhe Partia Demokratike kanë siguruar nga një mandat secila. Aleanca Arbnore Kombëtare ka siguruar 2 mandate. Ndërkohë, PDIU, Balli Kombëtar, Fronti i Majtë, Aleanca Demokristiane kanë fituar secila nga një mandat.
Në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës ende nuk ka nisur procesi i numërimit për këshillat bashkiakë